Categories Kuriozitete, Lajme

FOTOGALERI/ Fundjava, fluks turistësh në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Vizitorë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta duke shijuar ajrin e pastër që ofron pylli me pisha si dhe peizazhin mahnitës e relaksues. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura bëjnë me dije se numri i turistëve dhe vizitorëve po rriten çdo ditë e më shumë, veçanërisht gjatë fundjavave.

“Si gjithmonë, edhe kjo fundjavë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta pati vizitorë të shumtë me dëshirën për t’u njohur me vlerat e parkut, për të kaluar një fundjavë në ajrin e pastër që ofron pisha , për të realizuar një foto me Xhonin dhe Vlashin, për të eksploruar parkun nëpër shtigjeve që ai disponon. Por pa lënë jashtë vëmendjes edhe monitorimin, ku punonjësit e këtij sektori janë gjithmonë në terren duke mos lënë vend për abuzime. Sigurisht vazhdon grafiku i vrojtimit për zjarre. Këshillojmë vizitorët  që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në park. Mos ndizni zjarr në Park, mos hidhni mbeturina në park”, informojnë ekspertët.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, 90 km larg nga Tirana, është  një nga parqet natyrore  më të vizituara për turizmin detar, natyror dhe të  vëzhgimit të shpendëve ujorë.

Plazhi, laguna dhe pylli që e rrethon janë tre asetet kryesore të zhvillimit të turizmit në Divjakë, krahas monumenteve të kulturës që ndodhen në zonë. Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Gjatë sezonit turistik në këtë park ofrohet një guidë prej 5 km, ku vizitorët njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut. Vrojtimi nga kulla panoramike kur qielli është i kthjellët shkon edhe më thellë deri në malin e Tomorit. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që kanë zbritur kohët e fundit  dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur më së miri nga moratorium i gjuetisë dhe pylli i dendur. Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton Pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen Flamingot dhe Rosat e Egra.

Flamingot dhe shpendët e tjerë ujorë, që popullojnë lagunën e Divjakë-Karavastasë, kanë  tërhequr vëmendjen e medieve botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në këtë park. Tashmë në ishullin e Pelikanit në këtë park ka një sistem vrojtimi video 24/7 që ka për qëllim vrojtimin dhe njohjen me folezimin e pelikanëve si një nga speciet më të veçanta të parkut.

Ky sistem vrojtimi është i aksesueshëm nga vizitorët dhe turistët e parkut nëpërmjet një ekrani që gjendet tek qendra e vizitorëve. Qëllimi është të informoj turistët mbi rëndësinë e pelikanit. Jo vetëm në stinën e verës, ku ujërat e pastra të Adriatikut lagin rërën e kristaltë dhe brigjet pyjore të pishave, por edhe në stinët e tjera të vitit kur nuk bëhet plazh, Divjaka ka një peizazh tërheqës dhe një faunë të veçantë për t’u vëzhguar.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore.

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995. Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME