Categories Lajme

Fotot/ Aktivizimi i vullkanit Etna, tërmet i fuqishëm në Itali. 10 persona të plagosur

Një tërmet i fortë ka goditur Siçilinë në zonën rreth vullkanit më aktiv në Europë, Etna. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 dhe raportohet të ketë lënë të lënduar 10 persona. Si pasojë e lëkundjeve kanë pësuar dëme dhe dhjetra ndërtesa dhe godina banimi.

Mes banorëve u përhap panik, të cilët dolën në rrugë të frikësuar. Sipas disa raportimeve të mediave italiane, lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Catania, një qytet me më shumë se 300 mijë banorë. Ky është tërmeti më i fortë përreth vullkanit Etna në harkun kohor të dy ditëve, duke pasuar kështu me shumë se 130 lëkundje.

Të hënën, vullkani më aktiv në Europë u zgjua. Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth dhe shumë fluturime nga aeroporti i Catanias u anuluan. Kurse banorëve që ndodheshin në zonat aty pranë iu dhanë njoftime për t’u larguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME