Categories Lajme

FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një aksident tragjik i mori jetën dy të rinjve shqiptarë një ditë më parë në Itali, ndërsa një tjetër që ndodhej në makinë me ta mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se viktimë e aksidentit me makinë mbetën dy të rinjtë e identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç dhe Robert Daçi, ndërsa emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik.

Robert Daçi
Robert Daçi

Sipas mediave italiane, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë shqiptarë, një Jeep Avenger, u përplas me një kamion.

Në mjetin e rëndë ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë mbetur të lënduar, ndërsa dy djemtë shqiptarë u nxorën pa shenja jete nga brenda automjetit.

Blendi Syla
Blendi Syla

Të afërm të njërit prej viktimave, Blendi Sylës, kanë reaguar në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim Blendi Syla 20 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Itali.

Familja Çekaj informon se, për momentin, data dhe ora e ceremonisë së varrimit nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri. Sapo të kemi informacion të konfirmuar, do t’ju njoftojmë në vijim.

Falënderojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij”, shkruan një i afërm i Blendi Sylës në një postim në rrjetet sociale.

blendi syla s

Blendi Syla aksidenti itali

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME