Categories Lajme

FOTOT/ Serbia nxjerr në shitje “Albanija”-n që ngrihet mbi Beograd (historia e “Shqipërisë” në zemër të kryeqytetit serb)

Një pjesë e pallatit “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje. Ndërtesa ka qenë dikur më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore.

Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë, e vlerësuar në 3.88 milionë euro është ofruar në shitje. Mediat serbe shkruajnë se duke qenë se ndërtesa është e bankës së falimentuar të Beogradit, kjo ndikon në shitje.

Administratori i falimentimit Mijo Stanarçeviç shpjegon se bëhet fjalë për një shitje në gjysëm çmimi që është shumë tërheqëse për blerësit potencial.

Palace Albania në Beograd është ndërtuar në një vend ku ka ekzistuar për një kohë të gjatë Cafe Albania. Në fotot e bëra shumë para vitit 1914 mund të shohim kafenenë që quhen me këtë emër. Ajo është ndërtuar rreth vitit 1840.

Një nga pronarët ishte një burrë i quajtur Mihal që thirrej me nofkën “Shqiptari” dhe ishte një tregtar i shpërngulur në Beograd nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME