Categories Lajme

Franca jep nënshtetësinë për emigrantët që punuan në vijën e parë nga Covid

Qeveria franceze po përshpejton procesin e mbi 700 kërkesave për shtetësi nga punonjësit emigrantë të vijës së parë në betejën kundër COVID-19.

“Punonjësit e kujdesit shëndetësor, sanitarët, punonjësit e kujdesit për fëmijët dhe nëpunësit e dyqaneve … ata kanë treguar  përkushtimin e tyre ndaj kombit. Tani i takon Republikës të bëjë një hap drejt tyre”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar të martën nga Ministrja Franceze për Shtetësinë, Marlene Schiappa.

Franca ka regjistruar deri më tani 2.5 milionë raste të konfirmuara me koronavirus dhe 61,702 viktima.

Aplikimet për nënshtetësi franceze mund të duhen vite për t’u përfunduar dhe pandemia globale ka shkaktuar vonesa të mëtejshme në përpunimin e dokumenteve.

Në shtator, ndërsa Franca po përgatitej për një valë të dytë të pandemisë, qeveria kërkoi nga zyrtarët rajonalë “të lehtësojnë” dhe “përshpejtojnë” procesin e natyralizimit për punonjësit  e huaj që ishin pjesë e luftës kundër COVID-19. Në tre muaj, më shumë se 70 aplikantë kanë fituar shtetësinë përmes shërbimit të tyre dhe gati 700 janë në fazat e fundit të marrjes së nënshtetësisë, tha Schiappa. Gjithsej 2.890 persona kanë aplikuar deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME