Categories Lajme

Sot! Hyjnë në fuqi masat e reja për kufizimin e lëvizjes, çfarë duhet të bëni nëse doni të dilni me patjetër nga shtëpia

Prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve, të cilat konsistojnë në shtimin e orarit ku kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve.  Tashmë qytetarët e kanë të ndaluar që të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 20:30 – 06:00, dhe në rast se kanë urgjenca apo domosdoshmëri, duhet që më parë të marrin leje te e-albania. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit. Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Këto masa të reja kanë patur kritika nga krerët e institucioneve fetare krishtere të cilët shprehen se kufizimet në prag Krishtlindjesh janë diskriminuese. Në një letër drejtuar Kryetares së komitetit të ekspertëve antiCOVID, Mira Rakacolli, Imzot Frendo shkruan se Kisha Katolike ishte përgatitur dhe kishte marrë të gjitha masat që  mesha të kremtohej në orare të përshtatshme që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00. Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar, ndërsa nuk dihet nëse edhe gjatë vitit të ardhshëm mësimi do të bëhet i alternuar mes atij online dhe atij fizik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME