Categories Sport

Franca mund Portugalinë, Gjermania fiton me përmbysje, Spanja “ngec” në Zvicër

Spanja nuk ja ka dalë dot në ndeshjen vendimtare për të qëndruar në krye të Grupit 4 të Ligës A përball Zvicrës. Verdhekuqtë barazuan 1-1 në një ndeshje që në të vërtetë foli për ta, por që në fund u nda në paqe.

Ekipi i Luis Enrique u “tradhëtua” në një farë mënyrë nga kapiteni i ekipit Sergio Ramos i cili edhe pse vendosi një rekord personal për sa i përket ndeshjeve me kombëtaren, gaboi dy herë nga 11 metërshi në këtë takim.

Tashmë Spanjë i duhet të fitojë ndeshjen direkte me Gjermaninë për të vijuar kompeticionin, e cila në ndeshjen e sotme mundi Ukrainën me rezultatin 3-1. Në grupin e 3 të Ligës A, kampionët e botës në fuqi mundën në transfertë portugezët e Cristiano Ronaldos me rezultatin 0-1. Goli i fitores u shënua nga Kante në minutën e 54. Tashmë “Gjelave” iu duhet një barazim në ndeshjen e fundit për të vijuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Gjermania mori një fitore të bukur ndaj Ukrainës të cilën e mposhti 3-1 në Red Bull arena të Lajcigut. Jaremçuk befasoi ‘Pancerat’ me avantazhin e miqve por pa shkuar në pushim vendasit përmbysën gjithçka.

Leroi Sane barazoi rezultatin ndërsa Timo Verner në një pozicion të favorshëm çoi ndeshjen në 2-1 pas një zbritjeje të shpejtë në kuadratin e Pjatov. Portieri i ukrainës u detyrua të nxirrte sferën nga rrjeta për herë të tretë pas pushimit, kur u ndëshkua sërish nga sulmuesi i Celsit Timo Werner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME