Categories Lajme

Francë, adoleshentja su lmon Islamin në mediat sociale. Macron: Te ne ekziston e drejta për blasfemi dhe kritika ndaj fesë

“Ligji është i qartë: në Francë ne kemi të drejtë të blasfemojmë dhe të kritikojmë fenë”. Me këto fjalë Emmanuel Macron ka anuar nga reagimi i Mila, e reja që sulmoi Islamin në një video të diskutueshme të postuar në Instagram në fillim të shkurtit.

Duke folur për homoseksualitetin e saj, vajza kishte reaguar ndaj fyerjeve homofobike të marra në profilin e saj, duke e nxjerrë inatin e saj në Kuran dhe Islam. E shndërruar në virale, pamjet ngjallën një fushatë urrejtjeje ndaj gjashtëmbëdhjetë vjeçares, e cila ka qenë nën një urdhër mbrojtje për disa ditë.

Mila, e cila jeton me familjen e saj në Villefontaine, jo larg Lyon-it, ndërkohë gjithashtu është larguar për arsye sigurie nga shkolla e mesme ku ajo studionte. Sipas qeverisë, ajo ndjek studimet në një institucion tjetër, në një vend që mbahet i fshehtë.

Ndërhyrja e Macron erdhi pasi pati prej disa ditësh një konfuzion në qeveri për çështjen.

Ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloubet, kishte komentuar në videon e vajzës duke shkruar “sulm ndaj lirisë së adhurimit”, dhe se Mila duhet të kërkonte falje.

“Në vendin tonë, liria e shprehjes mbrohet, siç është edhe liria e blasfemisë”, përsëriti kreu i shtetit, deklaratë  e postuar edhe nga gruaja e tij, Brigitte Macron.

Sipas Zonjës së Parë, në vendin ku ndodhën sulmet kundër ‘Charlie Hebdo’ pas karikaturave ndaj Profetit Muhamed, “mund të flisni dhe të qeshni për gjithçka, nuk ka asnjë temë tabu”. Brigitte shtoi vetëm se “duhet të kemi kujdes me mënyrën si flasim”, duke iu referuar toneve virulente të përdorura nga adoleshentja.

Në intervistën e vetme që ajo ka bërë deri më tani, në emisionin ‘Quotidien’, e reja Mila pranoi një “vulgaritet” të caktuar në deklaratat e saj në mediat sociale.

“Unë duhet të kisha argumentuar më mirë,” tha vajza. “Asnjëherë nuk kam dashur të fyej askënd, as të fyej besimtarët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME