Categories Lajme

Frenat e teleferikut në Itali të modifikuara, tre të arrestuar

Frenat e emergjencës në teleferikun që u rrëzua në Italinë veriore të dielën ishin të modifikuara. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e çështjes ndërsa u njoftua po ashtu se për ngjarjen janë ndaluar tre persona mëngjesin e së mërkurës.

Tre të arrestuarit, mes të cilave është edhe pronari i firmës, a kuzohen se kanë bërë një “gjest të ndërgjegjshëm” duke manipuluar frenat e emergjencës që të shmangnin ndërprerjet në shërbimin e teleferikut, shkruan abcnews.al

Siç raporton Ansa duke cituar kryeprokuroren publike Olimpia Bossi sitemi i teleferikëve kishte anomali që nga rinisja e punës nga fundi i prillit.

“Teleferiku kishte punuar në atë mënyrë për disa ditë dhe kishte bërë disa udhëtime,” është shprehur Bossi. Dy të a rrestuarit e tjerë janë drejtori i ndërmarrjes së menaxhimit të tramvajit, Ferrovie Mottarone dhe shefi operativ.

Teleferiku po transportonte 15 persona në xhiron që zgjat 20 minuta mes qytetit turistik Stresa dhe malit Mottarone. Ishte disa metra larg nga destinacioni kur u rrëzua nga 20 metra lartësi në pyje, pak pas mesdite të dielën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME