Categories Lajme

“Frikacak e zvarranik, je vemje që ke vlerë sa një sufllaqe”, Nishani përplaset ashpër me ish deputetin e PD

Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë pranë PD ka reaguar ashpër ndaj ish deputetit të kësaj partie, Romeo Gurakuqin. Në një shkrim në Facebook, Nishani e quan “frikacak e zvarranik që përsërit logorenë e enveristëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.” Reagimi vjen pas një artikulli nga ana e Gurakuqit, i cili shkruante se 5 anëtarët, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa nuk ishin të përshtatshëm për të kryer atë proces, sepse nuk kanë moral dhe nuk përmbushin kriteret e udhëzimit të 25 qershorit të PD-së, pasi sipas Gurakuqit kanë qenë aktivë në sistemin komunist. Por Nishani thekson se “vemjet po nuk i dezinfektove, kthehen në krimba” dhe thotë se ky rast tregon identitetin dhe dinjitetin e atyre që e kanë sa vlera e një sufllaqeje.

Reagimi i plotë i Bujar Nishanit: Të dashur miq, Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve. Romeo na u shfaq si shpifësi ordiner i radhës, duke përsëritur logorenë e enveristëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që ka 15 vite që tenton më kot të ndot, me të vetmin qëllim, të na zmbrapsë nga beteja me kodoshët stalinistë. Të nderuar miq! E di fare mirë se ju të gjithë, do të më thoni që një ish-President nuk ja vlen të merret me një llaxore korridoresh. Po, shumë e vërtetë si parim, por unë do të lutesha për mirëkuptimin tuaj. Në fakt nuk ja vlen që të ndalemi e të qëllojmë me gur çdo qen që na del përpara e na leh, se ashtu, nuk do të kishim kohë të mbërrinim në destinacion kurrë.

Por sot aq e madhe sa ç’është mundësia e komunikimit dhe shprehjes po aq është edhe mundësia e shpifjes dhe intrigës ! Gjithashtu, unë mendoj se vemjet po nuk i dezinfektove, ato kthehen ne krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë. Të gjithë mbartësit e këtyre shpifjeve, pararendës të Romeos së 2017, janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi si “shpifës”. Ata do të kujtohen gjithmonë si shpifës ordinerë e fëmijët e tyre si fëmijë të shpifësve ordinerë! Por Romeo i 2017 , ka një dallim prej tyre. Romeo është edhe burracak, frikacak e zvarranik, nuk i del shpifjes ballazi! Atë kohë kisha ndjesinë, se kisha të bëja me një kameleon që “luan me dy porta”.

Por në 2017, Romeos ju dha një mundësi e artë dhe vlerësim maksimal duke e vendosur të udhëheq listën elektorale të Partisë Demokratike në Shkodër. Këtë besim, Romeo e shndërroi në dështimin dhe rezultatin elektoral më skandaloz dhe poshtërues për Partinë Demokratike në Shkodër gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.

Romeo 2017, e lëshon gjuhën me akuza banale pa u nxirë e pa u skuqur, për sa thotë. Si një ish-Ministër i Brendshëm, do ti sugjeroja Romeos 2017 të kërkonte e lexonte në arkivin e Sigurimit të Shtetit (në Ministrinë e Brendshme) kartelën Nr. 379, të datës 08.01.1949, të rekrutimit të “SATELITIT” prej oficerit të sigurimit, Anastas Bojaxhi dhe kartelen Nr. 2641 të datës 27.02.1980, të rekrutimit të “VIGJILENTIT”, prej oficerit të sigurimit, Selfo Islami. Jam i bindur se paskëtaj, Romeo 2017, do të kthjellohej, pakëz. Unë e kuptoj fare mirë se logoreja e Romeos 2017 është turfullimi i serbofilit të Tiranës, kur sheh diferencën e madhe të modeleve midis një partie moderne me profil perëndimor si Partia Demokratike e nga ana tjetër Rilindja e serbofilit të Tiranës që përzgjedh vrasës, trafikantë, rrëmbyes e zhvatës për deputetë.

Unë e kam të qartë, të nderuar miq, se filoserbi i Tiranës dhe banda e tij, sponsorizon gjithçka për të na përfshirë në debat. Megjithatë, ja jap me dëshirë këtë kënaqësi. A e dini pse? Sepse, përtej kënaqësisë që do të shijojnë nga ky debat, do të kuptojnë edhe se cila është e ardhmja për ta. Çdo pasuri të paligjshme që kanë vënë, do t’i kthejnë mbrapsht, të gjitha. Pa përjashtim! Nuk ka alternativë dhe as shpëtim! Me këtë rast, njohim edhe ata mjeranë që identitetin dhe dinjitetin e tyre e kanë sa vlera e një sufllaqeje! Romeo Gurakuqi iu përgjigj Nishanit me një dokument nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit duke thënë se cilëson si shantazhuese deklaratën e ish presidentit. Gurakuqi e akuzon Nishanin si shpifës dhe e paralajmëron se do mbajë përgjegjësi ligjore.

Reagimi i plotë: Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time. Personazhet, oficeret, te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime. Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH. Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit. Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit. Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene! Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhetim. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME