Categories Lajme

Fshati shqiptar i izoluar prej 2 vitesh, ja pse

Kjo urë i mban të izoluar banorët prej dy vitesh. Nga dita kur u shemb, sagje s’ka ndryshuar. Është fshati Brret në Malësinë e Krujës, pesë kilometra larg qytetit. Ata po përdorin një rrugë tjetër këmbësoresh për nevojat e tyre. Për urën e Drojës askush nuk u ka premtuar gjë. Banorët thonë se ndjehen të humbur dhe të varfër. Një dyqan në fshat i furnizon ata me listë. Shlyerjen e parave e bëjnë nëse kanë arritur të shesin ndonjë frut apo perime.

Ose kur dikush u sjell ndonjë lekë nga emigracioni. Këtu ka shume pak të rinj. Janë larguar drejt qyteteve ose jashtë. Ata që banojnë në Bret, kane turp të flasin para kamerave. Banori: Ne e kemi raportuar këtë ngjarje, por askush s;ka bërë asgjë. Edhe turistët që afrohen, largohen menjëherë sa shohin urën.

Banori I mitur: Nuk kemi çfarë të bëjmë, sepse këtu nuk ka asgjë. Thonë se nuk ndjehen si të rinjtë e tjerë, por si njerëz të prapambetur. Shumë pranë fshatit ndodhen biznese private por banorët thonë se natën e kalojnë në makth nga shpërthimet me tritol. Kurse shërbimi mjekësor mungon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME