Categories Lajme

Fshihen parullat antishqiptare në kalanë e Himarës, në kërkim autorët

Himara shpesh herë ka qenë pjesë e polemikave midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. Polemika të tilla sjellin efektet e tyre edhe tek popullsia dhe monumentet e kulturës.Një monument i cili ka rënë pre e parullave antifashiste ka qenë dhe kalaja e Himarës, në muret e të cilës përpara disa ditëve ishin shkruajtur parulla si “Himara është Greqi” , si dhe “Kacifas, Guma, nuk vdesin kurrë”.

Parulla këto antishqiptare të cilat shëmtonin imazhin e një prej monumenteve kulturore kryesore të Himarës.Parullat antishqiptare morën jehonë të madhe në media, dhe tashmë mesa duket ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Kulturës e cila në bashkëpunim me DRKK e Vlorës i ka fshirë të tilla parulla, duke e kthyer situatën në  normalitet.

Brahim Xhebro, mirëmbajtesi i monumentit të kulturës së kalasë së Himarës shprehet se të tilla parulla shkruhen nga fëmijë, ose ndoshta banorë të zonës të paguar për të bërë të tilla xheste antishqipetare. Parrullat në Kalanë e Himarës sipas Z.Xhebro janë shkruajtur ditët e fundit nga persona të cilët e vizitojnë kalanë gjatë kohës që nuk ka shërbim. Tashmë këto parulla janë fshirë dhe janë marre në kohë masat që ky monument kulture t’i kthehet normalitetit shprehet Xhebro.

Ministria e Kulturës dhe DRKK në Vlorë janë ende duke kryer punën e tyre për të evidentuar autorin ose autorët e mundshëm të kësaj vepre.Gjetja e një autori bëhet tej mase e vështire duke patur parasysh se i gjithë monumenti nuk është i vëzhguar me kamera. Parullat tashmë janë fshirë, dhe po merren masa për shtimin e sigurisë duke patur parasysh që për në kalanë e Himarës ka dy hyrje dhe dy dalje, në mënyrë të tillë që asnjë person i indinjuar nga idetë antishqiptare të kryej më xheste të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME