Categories Lajme

Furtuna lë pa energji elektrike 23 fshatra në qarkun e Gjirokastrës dhe 22 në Elbasan

Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Gjirokastrës. Si pasojë e furtunës kanë mbetur pa energji 23 fshatra në të gjithë këtë qark.

Konkretisht në Tepelenë janë 13 fshatra pa energji. Si pasojë e erës së fortë në Tepelenë janë shembur edhe telat përcjellës të rrymës duke lënë pa energji fshatrat Rabie, Xhaxhak dhe Levan. Në Gjirokastër janë 7 fshatra pa energji, ndërsa në Përmet pa energji si pasojë e motit të keq kanë mbetur 3 fshatra.Ndërkohë që nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo përmbytje.

Ndërsa, në të gjithë qarkun e Elbasanit, 22 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës së fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm. Për pasojë rreth 90 mijë banorë janë pa energji elektrike. Ndërkohë OSHEE në këtë qark po punon për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë fshatrat e prekur.
Ndërkohë në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie të shumta gurësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME