Categories Lajme

“Furtunë” në Polici, ikën shefi që u pezullua për ndërtimet pa leje te Liqeni, në struktura futen edhe ekselentët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime të tjera në strukturat e policisë.

Mësohet se Petrit Halo, i cili deri më tani drejtonte Komisariatin Nr.4 në Tiranë ka kaluar në krye të Komisariatit Nr.1. Këtë të fundit, deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti.

Mehmeti u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Ai është transferuar në Drejtori të Përgjithshme, më konkretisht në Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef i Komisariatit.

Ndërkohë, në krye të Komisariatit Nr.4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjnë të ditur se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit. Në emërimet e reja janë përfshirë edhe studentë ekselentë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME