Hatem Ben Arfa ka ndryshuar ekip, teksa ditën e sotme është prezantuar te Real Vajadoidi.
Lojtari i cili në të kaluarën ka luajtur për PSG-në, këtë sezon ishte pjesë e ekipit tjetër francez të Renes, me ët cilët mbylli kontratën. 32-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën te spanjollët e Vajadoid, pronari i të cilëve është Ronaldo Nazario, i cili ka 51 % të aksioneve të klubit. Tashmë Ben Arfa do të nisë një aventurë të re, ku shpreson të rikthehet në formën e dikurshme.
