Categories Sport

Futbollisti gjerman ndihet i turpëruar nga babai i vet, ja pse

Ish-mesfushori i Schalkes, Max Meyer, e ka distancuar veten nga komentet e bëra nga babai i tij, Achim, i cili e postoi një video në rrjete sociale dhe e kritikoi klubin e Bundesligës, përderisa e voziste një Lamborghini. Max Meyer e kishte nisur karrierën e tij me Schalken, duke u ngritur nga ekipi i të rinjve i gjigantit gjerman, para se të largohej nga aty në verën e vitit 2018 për t’iu bashkuar klubit të Premierligës, Crystal Palace, transmeton Gazeta Express. Schalke është përballur me vështirësi të mëdha që kur Meyer u largua, duke përfunduar në pozitën e 14-të në sezonin 2018/19 të Bundesligës, ndërsa tani kanë ecuri prej dhjetë ndeshjeve pa fitore, që nga 17 janari.

Forma e tyre e keqe ka shtuar presionin mbi trajnerin David Wagner, përderisa ata janë destabilizuar edhe më shumë nga kontrata që portieri i tyre i parë, Alexander Nubel, e nënshkroi me Bayernin para një transferimi falas këtë verë. Babai i Max Meyes, Achim, nuk pati dhembshuri për klubin e vjetër të djalit të tij, pasi e postoi një video në rrjete sociale duke e vozitur në zonën e klubit një Lamborghini, për të cilin tha se ia ka paguar klubi.

“Nuk bëhet më mirë sesa kaq. Po kaloj nëpërmjet qytetit të ndaluar, Gelsenkirchen. Po shkoj te këshilltari për taksa. Është një rrugëtim i këndshëm me Lambon e paguar nga klubi që po falimenton. E mrekullueshme”, tha Achim. Futbollisti që tani luan për Crystal Palave reagoi përmes një fotoje në Instagram dhe i kërkoi falje ish-klubit të tij.

“Unë sapo e pashë videon e babait tim. Jam thellësisht i tronditur nga kjo video. S’ka vend për atë video në këtë kohë, s’ka vend për të në këtë botë, s’ka vend për të në asnjë moment”, tha 24-vjeçari. “Unë duhet ta falënderoj Schalken jashtëzakonisht shumë dhe e distancoj veten nga natyra dhe përmbajtja e asaj videoje”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME