Categories Showbiz

Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrremi thërret fallxhore për të birin

Pasardhësi Mustafa gjatë gjithë natës mbulohet me djersë. Këtë e vëren Efsuni e cila po fle pranë tij. Ajo thërret rojet dhe mjekët. Të shqetësuar, të gjithë mblidhen në dhomën e Mustafasë. Ajo kujton se si nuk e ka lejuar që të hajë të gjithë pjatën, pasi nuk i ka bërë zemra ta vràsë. Megjithatë, Mahidevrani fàjëson Efsunin dhe e débon nga dhoma Mustafasë. Brenda një dite, ai përmirësohet dhe ngrihet sërish në këmbë. Para shëndetit të tij, ai pyet për Xhihangirin.

Xhihangiri ndodhet në një situatë pa zgjidhje, shëndeti tij është rénduar. Në këto momente të vështira, Daje dhe Nigar qëndrojnë pranë Hyrremit. Në dhomën e Hyrremit, thërrasin një fallxhore. Ajo, duke lexuar fatin e Xhihangirit, thotë se ai po pàguan për mëkatet e dikujt tjetër, ndaj nuk do shërohet. Hyrrem nevríkoset dhe e largon nga dhoma. Pranë saj vjen Efsuni.

Ajo i kërkon ndjesë shumë, por nuk mund të vazhdojë më detyrën e caktuar ndaj Mustafasë, pasi ai sillet shumë mirë me të, dhe ajo ka rënë në dashuri. Nga ana tjetër, Daje tenton të ndalojë Nigarin e cila kërkon të shkojë në shtëpi. Madje, e kërcënon se do i tregojë edhe nënës Sulltaneshë për marrëdhënien që ka me Ibrahimin, por Nigar shprehet se asgjë nuk do e ndalojë pasi ka marrë parasysh çdo gjë. Para se të largohet nga sarajet, Hatixhe mëson se Ibrahimi është larguar me kohë dhe e gëzuar shkon në sarajet e saj me idenë se do e gjejë në shtëpi. Sulltaneshë Hatixheja pret deri në mëngjes për ardhjen e tij, i cili kalon gjithë natën pranë Nigarit.

Sakaq, Sulltani ka dhënë leje për Ajbigenë që të shkojë në Kríme. Ai ka caktuar Balinë si kujdestarin e saj gjatë rrugës. Ndër të gjithë, Mahidevrani është më e shqetësuar për largimin e atyre të dyve së bashku. Ajo i shpreh Ibrahimit këtë shqetësim por ai as që e merr me të vërtetë, duke besuar totalisht tek Baliu. Gjithashtu, Mihrimah kërkon që të shkojë me Ajbigenë dhe Balinë, por sulltaneshë Hyrremi nuk i jep leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME