Categories Lajme

Një 25 katësh i ri do ndërtohet në qendër të kryeqytetit

Një tjetër ndërtesë shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit. Këtë herë pranë sheshit “Skënderbej” do të ngrihet një kullë 25 katëshe me ambiente të shumta biznesi dhe njësi banimi. Kulla e quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i ndërtuesve, ndërsa objekti i cili do të ndërtohet nga kompania ANA me aktivitet import-eskportin dhe që në vitin 2018 kishte 312 mijë euro të ardhura. Kompania në fjalë ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Ky objekt, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 kate, ka një sipërfaqe rreth 29,300 metër katrorë ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit Skënderbe.

Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga “Rruga e Dibrës” që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës. Pallati 25 katësh është projektuar nga studio holandezë MVRD për llogari të kompanisë së ndërtimit Ana shpk. Sipas artikitektëve bashkëkohorë, kullat sjellin një vizion modernist dhe energji pozitive për qendrën e kryeqytetit. /Gazeta Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME