Te qeshura e mes lulesh janë fotografuar sot zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ato kanë shijuar një kohë të mirë me njëra-tjetrën, në një ambient plot lule e që vetë Mëhilli ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Miqësia mes tyre duket që është e fortë, pasi kjo nuk është hera e parë që fotografohen së bashku. “Ne dhe lulet!”, ka qenë shënimi që Mëhilli ka bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë komente të shumta, me urime.
Mes tyre, ka reaguar edhe Juela Meçani, ish-drejtoresha e Komunikimit në Kryeministri, në kohën kur qeveriste Berisha. “Ma perqafo ate luleboren e Shkodres, puc dhe ty”-shkruan ajo.

