Categories Lajme

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ja për cilin kandidat ka votuar grupi i PS

Grupi i PS ka vendosur të votojë Olsian Çelën për postin e prokurorit të përgjithshëm. Në mbledhjen e zhvilluar pak caste më parë në selinë e PS-së, socialistët kanë vendosur të votojnë kandidatin e parë në listën e KLP-së. Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se në mbledhjen e grupit parlamentar ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së. Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Kryeprokurorin e ri të vendit, me një mandat 7-vjeçar. Edhe pse kanë mbetur edhe 2 javë nga skadimi i afatit 1-mujor, Parlamenti e ka përfshirë në agjendën e punimeve të ditës së enjte zgjedhjen e kryeprokurorit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pwrzgjodhi tre kandidatura për pozicionin e kryesuesit të akuzës shqiptare, duke renditur të parin prokurorin Olsian Çela me 459 pikë. Përpos Çelës, në garë janë edhe kryeprokurorja aktuale e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME