Categories Lajme

“Gaza është në prag të katastrofës”, vriten 14 punonjës të OKB-së

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon me sulme të reja në Gaza dhe viktima të tjerë.

14 anëtarë të stafit të agjencisë humanitare të OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, raportohet të ketë humbur jetën në këtë territor, ku sipas të njëjtës agjenci, nuk mjaftojnë më thasët për trupat e të vdekurve. Bilanci i viktimave atje numëron tashmë 2700.

“Gaza është në prag të katastrofës”, paralajmëron UNRWA. Prej 5 ditësh, enklava është pa energji, pa ujë, pa shërbimet shëndetësore e ushqimet gjithashtu po mbarojnë, theksohet në njoftim.

“Ne jemi zjarrfikës, nuk kemi armë, nuk koordinohemi me askënd. Ne jemi civilë. Jemi njerëz që shuajmë zjarre dhe ndihmojmë të plagosurit. Nuk ka asnjë arsye përse të kthehemi në shënjestra. Izraelitët nuk po bëjnë më dallim mes civilëve e militantëve. Po i qëllojnë të gjithë”, tha njw punonjws duke qarw.

Irani deklaron se Hamasi është gati të lirojë pengjet në duart e tij nëse Izraeli ndalon sulmet në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite pohoi së fundi se në duart e militantëve janë rreth 200 pengje, një shifër kjo më e lartë nga u deklaruar fillimisht.

Familjarët e tyre janë njoftuar tashmë. Kufiri mes Gazës dhe Egjiptit  është ende i mbyllur ndërkohë, pavarësisht raporteve të mëparshme se po rihapej  për shtetasit e huaj. Një numër i madh njerëzi janë mbledhur në vendkalimin e Rafah-së, me shpresën e hapjes së tij.

Rafah është në kufirin midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Gazës të qeverisur nga Hamasi dhe është i vetmi vendkalim në territorin që nuk kontrollohet nga Izraeli. Aktualisht, nuk ka asnjë mënyrë tjetër që njerëzit të largohen nga Gaza, pasi të gjitha pikat e tjera janë të mbyllura, e as nuk ndihmat nuk hyjnë dot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME