Categories Lajme

Gazetari i BILD ironizon: Nuk mund ta besoj, Rama nis negociatat për krizën në Bjellorusi!

Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede, ka ironizuar kryeministrin Rama pasi ky i fundit në cilësinë e presidentit të radhës së OSBE-së kërkoi që negocionte me presidentin e Bjellorusisë Lukashenko për zgjidhjen e krizës politike atje.

Peter Tiede publikoi përgjimet për vjedhjen e votave të PS-së në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës dhe ato lokale të vitit 2016 në Dibër. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tiede ka shkruar se nuk mund ta besonte që Rama në emër të OSBE-së do të nisë negociatat me Lukashenkun.

“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!” Më tej, Tiede aludon për përdorim kokaine duke përdorur një shprehje gjermane në fund të postimit ‘Besoj se po bie borë (ose pluhur)’.

Gazetari i gazetës gjermane BILD, Tiede, pas publikimit të audio-përgjimet  që tregonin përfshirjen e dejtuesve të  të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017-tës, u kërcënua publikisht nga kryeministri Rama i cili deklaroi se do ta padiste gazetarin.  Pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Peter Tiede tha se në redaksinë e gazetës Bild apo në adresën e tij personale nuk erdhi kurrë asnjë padi nga ana e Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME