Categories Lajme

Macron: Perspektiva të arsyeshme për sigurimin e një vaksine në muajt e ardhshëm

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se ekzistonin perspektiva të arsyeshme për të siguruar një vaksinë kundër koronavirusit në muajt e ardhshëm, në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“E kam thënë që është shumë e rëndësishme, në një kohë kur disa vaksina janë në fazën III, ne kemi perspektiva që janë të arsyeshme për të pasur një vaksinë në muajt e ardhshëm”, konfirmoi ai. “Kjo nuk do të zgjidhte problemet javët e ardhshme, por muajt e ardhshëm”, shtoi presidenti francez, Emmanuel Macron, duke përshëndetur koordinimin europian në kërkimin e vaksinës.

“Ne kemi përmirësuar bashkëpunimin europian mbi vaksinën së bashku, duke bashkuar shumë shtetet të tjera dhe Komisionin, për të inkurajuar fillimisht prodhuesit tanë që kërkojnë një vaksinë”, theksoi ia. “Dhe për të siguruar që ne do të kemi kapacitetet t’i prodhojmë dhe t’i shpërndajmë në popullsitë tona kur ato do të jenë të disponueshme “, nënvizoi presidenti francez.

Ndërkohë që kërkimet janë përshpejtuar për gjetjen e një vaksine, Komisioni Europian njoftoi dje se kishte rezervuar 225 milionë doza të vaksinës potenciale kundër COVID-19 nga gjermani “CureVac”. Kjo është marrëveshja e katërt e këtij lloji e arritur nga BE me laboratorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME