Categories Lajme

Punonjësi “ikën nga jeta”, trupi mbulohet me çadra dhe marketi vijon punën

Një fotografi po bën xhiron e botës, duke shkaktuar dhimbje të madhe dhe zemëratë. Bëhet fjalë për disa çadra të hapura, të vendosura në dysheme, bashkë me disa kuti përreth, për të mbuluar trupin e pajetë të një punonjësi të një supermarketi, i cili pësoi infarkt në punë. Në pritje të ardhjes së policisë dhe shërbimeve funerale, përgjegjësit e supermarketit vendosën që ta mbulojnë kufomën, në mënyrë që të mos ndërpritej puna.

Skena e rëndë vjen nga Recife, në Brazil, ku viktima është Moisés Santos, një punonjës i rrjetit të supermarketeve Carrefour. Por disa klientë që asistuan skenën filmuan momentet të indinjuar, duke i publikuar në rrjetet sociale.

Kjo bëri që drejtuesit e Carrefour në Brazil të dalin me deklaratë duke e dënuar ngjarjen, “Kërkojmë ndjesë për mënyrën e papërshtatshme se si u trajtua një tragjedi e trishtë, ku humbi jetën papritur punonjësi ynë Moisés Santos. Mbajtja e marketit hapur, në vend të mbylljes së menjëhershme, ishte një gabim i madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME