Categories Lajme

Gazetari shqiptar që përjetoi dy tërmetet flet nga Izmiri për ABC: Nuk e dimë ku do flemë sonte

Gazetari shqiptar Sokol Brahaj ka folur nga Izmiri për ABC lidhur me tërmetin e fuqishëm që ka goditur mesditën e sotme detin Egje. Brahaj tha se tërmeti ka zgjatur në kohë ndërsa u shpreh se fillimisht ai nuk e ka ndjerë shumë për shkak se ka qenë duke udhëtuar me makinë.

Por shtoi se lëkundjet po vijojnë ende duke përhapur panik te banorët. Brahaj, i cili ka përjetuar tërmetin e nëntorit të kaluar në Shqipëri, tha se lëkundja e atjeshme ishte shumë më e fuqishme ndërsa shprehu se ende nuk janë të vendosur ku do e kalojnë natën pasi i trembet lëkundjeve të fuqishme në orët në vazhdim.

“Jam në Izmir. Një tërmet shumë i gjatë, shumë i tmerrshëm. Ka zgjatur shumë. Për saktësi nuk e kemi fare. Trafiku është i mbyllur. Të gjithë kanë dalë nga puna dhe shtëpitë. Në orët në vazhdim mund të jemi më të qartë se çfarë ka ndodhur. Unë isha në makinë dhe nuk e dëgjova. Ndjeva një të dridhur. Më mori nusja dhe direkt ndalova. Rrëzimet, pallatet që janë rrëzuar në Bajrakli, dhe një bashki të Izmirit. Aty është edhe gjykata.

Më mori një koleg që po ndiqte një gjyq dhe më tha është një tmerr i madh. Me të gjithë ata që kam komunikuar janë të gjithë mirë për fat të mirë. Na kanë njoftuar të flasim me mesazhe sepse rrjeti është i ngarkuar sepse të gjithë po marrin familjarët. Të gjithë njerëzit janë përjashtë dhe pallatet janë ngjitur. Përballë ke vetëm një rrugë ku kalojnë makinat dhe njerëzit duhet të largohen nga banesa për të qëndruar jashtë.

Vazhdojnë lëkundjet ende. E gjithë emergjenca këtu janë duke vazhduar paralajmërimet që të rrimë shumë larg banesave. Nuk e dimë ende se çfarë do bëjmë. Ndoshta do rrimë edhe në makinë gjithë natën. Ishte më i madh se ai që ishte në Shqipëri në nëntor. Është problematike se çfarë do vendosim. Do shohim orët në vijim”, tha Brahaj./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME