Sonila Meço është një nga gazetaret më të njohura të ekranit shqiptar. Ajo ka një jetë që është pjesë e botës së TV ku ka pasur funksione të ndryshme. Së fundmi jemi mësuar ta shikojmë me emisionin e saj “Tempora”. Sonila është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Përpos talentit në ekran Sonila duket se ka dhe pasione të tjera që mund të shkëlqejë. Ajo dhe më parë ka ndarë me ndjekësit se ka studiuar violinë për shumë kohë dhe mbetet një nga pasionet e saj të vjetra të cilin duket se nuk e ka vënë shumë në punë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka vendosur tëp ndajë me ndjekësit pengun e jetës së saj. Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet studion e emisionit “Tempora”me një violinë në krahë. Ajo duket sikur di shumë mirë të luajë në këtë instrument, ndarsa shprehet se nuk është vonë për ta rikuperuar këtë pasion: “Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar”, ka shkruar ajo krah fotos.

