Categories Politike

Gazetarja konfirmon nga Brukseli: S’ka negociata për Shqipërinë, Macron nuk do të ndryshojë qëndrim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macro,n nuk do të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim, duke refuzuar një gjë të tillë. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Tv Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, e cila në një lidhje me emisionin “Opinion” deklaroi se ky është informacioni i fundit që disponon.

“Lajmi i fundit që më ka ardhur enkas për emisionin “Opinion” është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është konfirmimi që kam marrë enkas për ju”, tha gazetarja Zyka.

Përpos Francës, edhe Danimarka është një vend skeptik për Shqipërinë, madje insistoi që vendi ynë të ndahej nga Maqedonia e Veriut në këtë proces. Edhe Spanja është skeptike, për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale në atë shtet.

“Danimarka e cila ka insistuar për të ndarë vendimmarrjen për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, pasi sipas saj mund të kishte një mundësi për t’i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, por Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret dhe përderisa kriteret nuk janë plotësuar, sidomos ato lidhur me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, atëherë Danimarka qëndron me të vërtetë kundër. Edhe Spanjën e kemi patur skeptike sepse ajo ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë të grupeve kriminale shqiptare, sidomos me trafikun e drogës kohët e fundit dhe e ka ndjerë këtë”, deklaroi gazetarja Zyka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME