Categories Lajme

Gazetarja shqiptare bën Vuçiçin për ujë të ftohtë, ai nxjerr shaminë të fshijë djersët

Ka qenë gazetarja e KosovaPress, Nerënxa Jakupi, ajo që ka vënë në siklet presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një pyetje që i ka drejtuar në mënyrë të befasishme në mes të Beogradit, gjatë një takimi me mediat.

Jakupi e ka pyetur Vuçiçin se cilat janë kushtet që ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet.

Vuçiç ngriu një moment, duke dashur të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare e të mos i kthente asaj përgjigje, por u detyrua të fliste.

Ai përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.

Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, ndërsa pyetjeve të tjera iu ka kthyer përgjigje edhe në anglisht.

Mirëpo, pas përfundimit të përgjigjes së dhënë ndaj gazetares së Kosovës, teksa një tjetër mori fjalën për të bërë pyetjen, Vuçiç nuk nguroi të merrte një shami dhe të fshinte djersët, i vinë në siklet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME