Categories Lajme

Gazetarja zbardh emra të personave që kanë vizituar gratë Josifi

Gazetarja Anila Hoxha në një postim në Facebook ka bërë publike thirrjen e të afërmve të grave të familjes Josifi, 2 prej të cilave u gjetën të vetëflijuara në apartamentin e tyre, ndërsa vajza e dytë Blerta u gjend në gjendje të rëndë shëndetësore. “Horrori vazhdon..”, shkruan Hoxha ndërsa nxjerr në dritë dhe të dhëna që hetuesit kanë gjetur në banesën Josifi së bashku me të tjera të dorëzuar nga të afërmit apo persona që i kanë njohur nënën Zhaneta dhe vajzat Blerta dhe Anisa Josifi.

“A nuk do quhej e rëndësishme për hetimin broshura qe e vetëdorëzoi vete i afërmi ku gratë mësohen si te parandalojnë sëmundje e te vetëmjekohen?
A nuk do ishte po aq i rendesishem emri Cinztanza …..nga Holanda bashkangjitur dhe numri i saj i telefonit? A nuk do të ishte e rëndësishme fotografia e Anises se bashku me gjashte persona te paidentifikuar?
Blloku i shenimeve ‘Per Blerten nga ANI”? Po kartëvizita e nje E.C, i cili është lider shpirtëror ne një vend kulti ne Tirane? Shenimet Jeharah Shammah Zoti im?”, shkruan gazetarja e cila nuk harron të ironizojë prokurorinë: ” Vazhdoni flini, me atë gjumin qe duhet t’ju ishte prishur para shume vitesh kur femije e adoleshente i jepnin fund jetës dhe kur shume te tjerë ndërronin jete ne duar mjekesh pasi nuk pranonin ndihme.
Cfare duhet te ndodhe ende?”

Postimi i plotë: Horrori vazhdon… Mendoni pak nje njeri qe ju as nuk e njihni, por dini qe ai ka humbur dy te aferme ne nje akt vetflijimi ende te panjohur se nga cfare u shtyne . Në këtë tragjedi ai nderkohe shpreson qe e mbijetuara Blerta te kthehet menderisht dhe fizikisht. Ky njeri se bashku me te tjeret, pasi humbi Anisen dhe Zhaneten, i drejtohet serisht autoriteteve. Vec dhimbjes , ai eshte i ngarkuar me nje pako plot me prova qe autoritetet, pra edhe policia edhe prokuroria nuk i moren te plota nga tmerri qe pane e kaluan ne banesen e famljes Josifi. Nga neglizhenca. Ose sido qe te quhet eshte e pafalshme. Prova qe duhet te ishin marre seriozisht , nese shteti shqiptar ka ndermend te hetoje seriozisht nese ka apo jo sekte qe influencojne ne mendjen e qytetareve dhe i deformojne derisa shkojne tek thrilleri. Prova qe administrohen nje jave me vonese dhe kur nderkohe java iku me burokracira, asnje i pyetur asnje veprim hetimor, asnje kontroll kamerash edhe pse qytetaret vazhdojne tme shkruajne ne facebook duke me vene ne dijeni “Zhani shperndante fletushka deri ne fund te 2018 prane unazes se re…Zhanin e kemi pare tek Selvia… “. E te tjera…

Dua te di cfare veprimesh konkrete ka kryer policia vec kqyrjes se baneses? Zero veprime. Cfare veprimesh ka kryer prokurori? Zero veprime, asnje kerkese per pergjim ..asnje kontroll sallash te dyshimta .. zero zero zero..
A nuk do quhej e rendesishme per hetimin broshura qe e vetdorezoi vete i afermi ku grate mësohen si te parandalojne semundje e te vetmjekohen? A nuk do ishte po aq i rendesishem emri Cinztanza …..nga Holanda bashkangjitur dhe numri i saj i telefonit? A nuk do ishte i rendesishem fotografia e Anises se bashku me gjashte persona te paidentifikuar?
Blloku i shenimeve ‘Per Blerten nga ANI”? Po kartvizita e nje E.C, i cili eshte lider shpirteror ne nje vend kulti ne Tirane?
Shenimet Jeharah Shammah Zoti im? Po copat e letrave te shkruara me laps si pershembull ‘Prit eshte Refia ne banje… ma hapma deren kur te mundesh ose e hap une vetem me thuaj…hapma cezmen.. hajde….me duhet te rish edhe nje ore aty se keta tek Teoja jane aty… ?”

Ka nje sere gjurmesh qe grate e vdekura dhe e mbijetuara kane lene. Sot mbush nje jave nga zbulimi i ketij horrori dhe ende nuk ka asnje emer. Paaftesi per institucionet kur familja vazhdon te dorezoje prova dhe ne ende nuk e dime si quhet ky sekt qe te cmend dhe te vret. Vazhdoni flini, me ate gjumin qe duhet tju ishte prishur para shume vitesh kur femije e adoleshente i jepnin fund jetes dhe kur shume te tjere nderrronin jete ne duar mjekesh pasi nuk pranonin ndihme. Cfare duhet te ndodhe ende?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME