Categories Lajme

Mbyllet sërish transporti urban, nga e hëna asnjë autobus

Asnjë autobus nuk do të lëvizë më në Tiranë, pasi kompanitë e transportit publik kanë lajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin e nisur vetëm pak ditë më parë. Ky vendim pritet të komunikohet në një deklaratë publike të mëvonshme të Unionit të Transportit Publik, por burime bëjnë të ditur për Fax News dhe Faxweb.al se operatorët janë në humbje kolosale në 5 ditët e para pas rinisjes së këtij shërbimi pas rreth 4 muajsh pezullim.

Operatorët shprehen se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, ndërsa autobusët vijojnë të lëvizin bosh në linjat përkatëse. Po sipas këtyre zërave nuk po rimburson asnjë nga humbejt që operatorët e shërbimit urban, ndaj në një vendimmarrje të përbashkët do të pezullojnë aktivitetin.

Shërbimi urban në Tiranë u ndërpre me 12 mars të këtij viti pas rastit të parë të testuar pozitiv me COVID 19 në vendin tonë. Pas rihapjes graduale Kryeministyri Rama u shpreh se linjat urbane do të jenë të fundit që do të nisin aktivitetin, pasi konsideroheshin prej specialistëve si një nga vendet me rrezikshmëri shumë të lartë për tu infektuar. Por dhe pas ‘ok’ të qeverisë ishin vetë operatorët që refuzuan të rinisnin punën pasi sipas tyre protokollet e sigurisë penalizonin punën dhe të ardhurat e shoqërive.

U desh ndërhyrja e kryebashkiakut Veliaj i cili i paralajmëroi për zgjidhje kontrate si dhe ‘shkarkimi’ nga shumë përgjegjësi të kompanive në zbatimin e protokolleve që shërbimi i urbanëve të vihej në dispozicion të qytetarëve. Por pa përfunduar ende java, operatorët lajmërojnë pezullimin pasi nuk kanë të ardhurat e pritshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME