Categories Kulture

Gëzuar 2019/ Nga Laert Mezani

Nga Laert Mezani

GËZUAR 2019 Sa herë që vjen fundviti festat i lidh shpesh me urimet. Me pëlqen ti bëj dhe ti marr ndaj po kujtoja si kanë ndryshuar ato ndër vite. Të parat që mbaj mend, ishin ato kur sapo kisha mesuar të shkruaj dhe urimet ishin në kartolina që u shpërndanim miqve të afermëve e familjarëve. Kartolinat ishin fantastike përveç urimit tërësisht të personalizuar ishte dhe pjesa ku nëse jepej dorazi shkruhej në cep ndonjë rimë( pulla mungon zogu fluturon). Me vitet që pasuan kartolinat u bënë gjithnjë e më të pakta, letrat, si mesazhe mendimesh akoma me intime, gati në zhdukje e të gjitha të zëvendësuara nga mesazhet telefonike.

Me kujtohet akoma kur “shkrije” një rimbushje të tërë vetëm për të nisur urimet, që gjithnjë e më shumë shtoheshin në numër. Këtu u kalua në ato mesazhet që me simbolet e tastierës ndërtohej një pemë epo shtë shkruhej eksluzivisht në anglisht Merry XMas and Happy New Year, ose ato më të personalizuarat që përfundonin – me respekt “mbiemri i familjes”. Nga ky moment ndodhi ndryshimi, mesazhet e urimeve u bënë gjithnjë e më të ngjajshme aq sa shpesh herë harrohej të ndërrohej emri i destinatarit ose familja dërguese. U bë një mishmaç urimesh të gjitha të uniformuara me të njëjtën përmbajtje të lodhshme e që nuk përcillnin pikë emocioni.

Rrjetet social nuk bënë gjë tjetër veçse të amplifikonin njëtrajtshmërinë madje zhdukën dhe fjalët por urimet të përbëra nga një imazh, gif apo video me shkrimet në një shqipe të ftohtë të largët dhe të gabuar. Shumë keqardhje si evoluan kështu urimet. Kaluam nga mot më shumë dhe përqafimet live në një pemë gif me një gëzuar 2019 me drita neoni. Në fund të fundit është dita e fundit e një viti plot halle, probleme, zgjedhje, zgjidhje, miq që largohen, miq të rinj, dështime dhe arritje, dhe njerzëve të cilëve u nisni urimet janë pikërisht ata që kanë bërë 2018 për ju. Ndaj, nëse e keni të vështirë të shprehni gëzimin tuaj me një fjalë kujtim apo emocion që ke ndarë me të uruarin. Kursejeni pemën në gif me drita neoni. Mjafton një: “GËZUAR 2019!”, ai do ju kuptojë, do buzëqesh e do ju kthejë urimin pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME