Analisti Agron Gjekmarkaj, është tallur me letrën në formë lutje, të shkruar nga gratë ministre, për Parlamentin Hollandez. Ai ka thënë me ironi se pas kësaj letre ndihet më i qetë për negociatat dhe ka nisur të qeshë, por është ndërprerë nga moderatori Sokol Balla, i cili duke mbrojtur të gjitha gratë nga ky agresion, por veçanërisht ish gruan ministre, Belinda Balluku, i ka thënë Gjekmarkajt se duhet të ketë kujdes, sepse këto gra janë nëna me fëmijë.
Agron Gjekmarkaj: Tani jam më i qetë për negociatat, pas asaj letrës së ministreve gra, për parlamentin Hollandez.
Sokol Balla: Janë nëna me fëmijë ato Agron, mos e harro. Sa për etikë komunikimi. Prandaj jemi ndryshe nga Kosova.
Agron Gjekmarkaj: Është tërësisht qesharake.
