Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat në Greqi, ku një grua u gjet e plagosur rëndë në një qendër tregtare në zonën e Egaleos.
Sipas informacioneve, ajo është gjetur e plagosur rëndë nga roja i qendrës tregtare në orën 7 të mëngjesit dhe është transportuar me autoambulancë në spital.
Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet që ajo të ketë rënë nga lartësia por nuk kanë mundur dot të sqarojnë nëse ishte një tentativë vetëvrasjeje, një aksident apo një vepër kriminale.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të qendrës tregtare për të parë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
