Categories Lajme

Gjendet i riu Selim Lloçja në Vlorë! Hyn befas në transmetim live në ‘Pa Gjurmë’: Më fal vëlla e bëra nga e keqja (VIDEO)

Humbi gjurmët më 1 shkurt të këtij viti, por falë ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet Selim Lloçja. 33-vjeçari u gjet në qytetin e Vlorës, pas një prej dëshmive të rëndësishme që mbërriti në program. Një zotëri nga qytetit bregdetar dha adresën e saktë se ku jetonte prej 10 ditësh i riu nga fshati Labinot-Fushë i Elbasanit. I vëllai i 33-vjeçarit, Agim Lloçja nuk e kishte çuar ndër mend se këtë të premte do të takohej me të vëllanë për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë.

Emocionues momenti kur moderatorja Odeta Dume i komunikon live Agimit, se dikush kishte mbërritur në ambjentet e Report TV, aty ku për më shumë se 60 minuta priste i vëllai i tij Selim Lloçja. Sapo ky i fundit futet në studio të dy vëllezërit shpërthejnë në lot gëzimi. I riu me lot në sy nuk ngurroi t’i kërkojë falje live edhe të fejuarës së tij, për të cilën shpreh pendesën pse nuk mundi dot ta njoftonte.
Odeta Dume: Po dal sepse dikush ka ardhur në ambjentet e Report TV. 

Ky është momenti kur pasi moderatorja Dume lë studion në pak momente suspansë për t’u rikthyer sërish. Pak minuta më pas Selimi hyn në studio, ku të dy vëllezërit shpërthejnë në lot. Pasi i dhurojnë një përqafim plot mall njëri-tjetrit, 33-vjecari zbulon edhe arsyen e vërtetë të largimit të tij nga banesa 10 ditë më parë.
Agim Lloçja: Vëlla ku ishe ?
Selim Lloçja: Në Vlorë
Agim Lloçja: Pse e bëre këtë ?
Selim Lloçja: Nga e keqja vëlla…nga e keqja. S’kisha bukë të haja, s’kisha asgjë… 
Agim Lloçja: Ke lalin këtu…
Odeta Dume: Selim si je ?
Selim Lloçja: Jam shumë mirë. Atë ditë që u largova isha te vjehrri, kur erdhën dy persona që më kërkuan për të punuar. Unë jetoj në kushte të vështira, nga e keqja ika në Vlorë. Vëllain nuk e mora dot në telefon sepse m’u prish telefoni, nuk kisha mundësi. 
Odeta Dume: Çfarë pune ke bëre në Vlorë ? 
Selim Lloçja: Kam ounuar si çoban. Të gjitha rrobat që kam veshur për të ardhur këtu m’i ka blerë pronari. Më kanë mbajtur me bukë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, i jam mirënjohës. Por e di që i kam shqetësuar dhe kam bërë një gabim. Më kishte marrë malli shumë për vëlla Agimin dhe për të fejuarën. Madje i kërkoj falje pafund për shqetësimin që i kam shkaktuar. Të fejuarës i them se e dua shumë. 
Agim Lloçja: Kisha shpresa sot do ta gjeja 

Selimi thotë se do të rikthehet sërish në Vlorë për të vazhduar punën si çoban atje, por kësaj here premtoi se do të marr me vete edhe të fejuarën e tij.

Selim Lloçja: Do iki sërish në Vlorë të punoj atje, por kësaj herë do marr edhe të fejuarën me vete. Jam i emocionuar dhe nuk e prisja që do ndodhte kjo gjë.
Agim Lloçja: E falenderoj shumë dhe pronarin që e ka E mbajtur, veçanërisht stafin tuaj që gjetët vëllain tim. Gjithë këto kohë mendja n aka shkuar tek e keqja, se ata persona që e erdhën me makinë e kishin rrëmbyer, por fale Zotit çdo gjë shkoi mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME