Një prej femrave më të rrezikshme në botë është gjetur e vdekur në krevatin e të dashurit të saj. Bëhet fjalë për Claudia Ochoa Felix, 35 vjece që thuhet se mori drejtimin kartelit Sinaloa pas esktradimit të El Chapos në Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe njihej si “Mbretëresha e lëndëve narkotike” ose “Kim Kardashian e Krimit të Organizuar”. Mediat e huaja raportojnë se vdiq gjatë natës për shkak të një sëmundje në mushkëri.
Megjithatë, është ende e paqartë nëse ndërroi jetë aksidentalisht apo ishte viktimë e ndonjë atentat. Raportimet thonë se ajo ishte në një klub nate në Sinaloa dhe më pas shkoi në shtëpinë e të dashurit. Ai thotë se lajmëroi autoritetet kur Claudia nuk i përgjigjej. Të gjithë janë në pritje të autopsisë për të zbuluar çfarë shkaktoi vdekjen e 35-vjeçares.