Categories Lajme

Gjendet pas 9 vitesh Muiz Balaj në Greqi

Mbërrin fotoja ekskluzive e Muiz Balaj, që u zhduk në vitin 2011 nga Tirana. Pas 9 viteve, paraqitet për herë të parë imazhi që tregon transformimin e 39-vjecarit dibran. I pari emigrant shqiptar që e identifikoi ishte një bashkëfshatar i tij. Sajmir Sahitaj kishte mësuar lajmin e humbjes së Muiz Balaj nëpërmjet emisionit “Pa Gjurme” dhe rastësisht e takon shokun e fëmijërisë në Edesa të Greqisë, të shtunën e kaluar.

Sajmir Sahitaj komunikoi me të motrën e Muizit, Hike Llocin, duke i dërguar edhe fotot e të vëllait. ‘Ishte ora 11:00 dhe me  vjen një ftesë në facebook, shoh  një foto të vëllait dhe një shënim në mesazh, ku shkruhej jam me vëllanë tuaj. Nuk besova në fillim që ishte lajm i  vërtetë.Po të shtunën në darkë, Sajmir Sahitaj më telefonon dhe unë flas më vëllanë nëpërmjet facebook. Shumë kishte  ndryshuar imazhi i vëllai, për 9 vite ka ndryshuar shumë. E pyeta ku ke humbur, pse nuk na ke telefonuar.

Ai nuk mbante mënd asgjë, as ditën kur kishte shkuar në Greqi‘- u shpreh motra, Hike Lloci. “Pa Gjurmë” gjatë investigimit që bëri mësoi se 39-vjecari nga Dibra nga marsi 2011 që kishte humbur e deri në fund të vitit 2012 kishte jetuar në jug të Shqipërisë. Më pas Muiz Balaj kishte emigruar drejt Greqisë. Nga 2013 e deri më sot ai jetonte i vetëm në një fshat shumë pranë Edesës së Greqisë.  Dibrani kishte probleme me shëndetin mendor, por ndihmohej shumë nga emigrantët shqiptar në Greqi, ku disa prej tyre jo vetëm e kanë strehuar, por i kanë premtuar familjes Balaj që shumë shpejt do ta rikthejnë në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME