Categories Lajme

Gjendet trupi i 31-vjeçari në një tunel në Bulqizë

BULQIZË- Një trup i pajetë është gjetur në një tunel në njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit Gjuras. Report Tv ka mësuar se kufoma i përket Artur Lleshit, i denoncuar i zhdukur nga familja që në 10 prill 2018. Policia gjeti kartën e identitetit pranë trupit të pajetë.

Policia bën me dije se trupi i Lleshit është gjetur gjysmë i dekompozuar.

Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak. Gjatë mesditës të datës 29.12.2018, në fshatin Gjuras, Shupenzë, është gjetur një trup njeriu (kufomë), gjysmë e dekompozuar. Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Rasti i Lleshit u trajtua edhe në studion e emisionit Pa Gjurmë në Report Tv, që në emisionin e parë. Lleshi u kërkua nga familjarët dhe bashkëshortja e tij. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët thanë se Lleshi iku të punonte si Maqedoni, por që prej 10 prillit për të nuk pati më informacion. Bashkëshortja tha se Lleshi kishte vetëm një konflikt me një maqedonas, gjatë kohës që ka punuar si çoban në Gostivar.

f.g.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME