Categories Lajme

Gjendet valixhja e 4-ët me pjesët e mbetura të trupave të çiftit nga Vlora

Hetimet e 3 valixheve të para të gjetura me gjymtyrët e dy personave të v rarë në Itali kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Është konfirmuar nëpërmjet AND-së se kufoma e gjetur në 3 valixhet e para është e shtetasit Shpëtim Pasho. Mediat italiane bëjnë me dije se është gjetur dhe valixhja e katërt me pjesët e mbetura të tr upave të viktimave. Dyshohet se k ufoma e dytë është e gruas së Shpëtimit, shtetases Teuta Pasho, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga organet ligjzbatuese në Itali pasi pritet rezultatet e provave shkencore.

Mediat italiane shkruan dje se një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar mund të ndihmojë në identifikimin e dy t rupave të copëtuar dhe të gjetur në 3 valixhe. Vëllai i Shpëtim Pashos tha sot se janë në pritje të përgjigjes së ADN-së nga autoritetet italiane.

Jemi në pritje të përgjigjes së ADN-së. Njerëzit tanë që jetojnë në Itali janë duke komunikuar me policinë italiane. Nuk kemi patur asnjë problem. Nuk e dinë nëse janë trupat e tyre apo jo deri në përfundim të hetimeve. Presim cfarë do të zbardhë policia italiane” tha jashtë kamerave, vëllai i Shpëtim Pashos në Vlorë. Vajza e cila jeton në Firence ka thënë se është në pritje të përgjigjes së ADN-së, ndërsa shpreson të mos jenë ata. Vajza thotë se është në kontakt me policinë. “Unë fola me karabinierët dhe jam duke pritur për përgjigjet e tyre për testin e ADN-së. Unë nuk dua të flas me ndonjë gazetë derisa gjërat e vërteta të dalin nga policia, ne kërkojmë qetësi sepse nuk e dimë nëse  trupat e gjetur janë ata apo jo”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME