Kevin Hart po rehabilitohet pas aksidentit me veturë. Kevin Hart për një kohë të gjatë do të jetë në terapi fizike, shkruan TMZ. Burime pranë Kevin tregojnë se ai pritet të lirohet nga spitali deri në fund të javës. Sidoqoftë, ai do t’i nënshtrohet terapisë fizike gjatë javëve të ardhshme dhe do jetë nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se operacioni i së dielës për komedianin ka rezultuar i suksesshëm, por nevojitet kohë të rikuperohet. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të ishte shpejtësia dhe alkooli.


