Categories Teknologji

Gjenerata e re e Mondeos së Fordit arrin më 2021

Edhe pse është spekuluar se Fordi mund të heqë plotësisht modelin Mondeo, duket se gjenerata e re e tij tashmë është në punë. Me vetëm 30,782 njësi të shitura në nëntë muajt e parë të vitit 2019, Ford Mondeo nuk mund të mburret se po përballet mirë me konkurrencën në segmentin “D” të veturave në Evropë.

Për krahasim, udhëheqësi në këtë klasë të automjeteve, Volkswageni ka shitur 90.621 njësi të Passatit në Evropë gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa Skoda Superb renditet i dyti me 51,734 njësi. Mondeo përfundoi i pesti në klasë, para Peugeot 508. Megjithatë, sipas revistës “Auto Car”, kjo mund të ndryshojë me gjeneratën e re të Mondeos, i cili do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Auto Car referohet në një dokument të brendshëm nga filiali i Fordit në Evropë, i cili përmend etiketën “Mondeo CD542” midis modeleve 2022. Përndryshe, etiketa “CD542” ishte përdorur më parë për pasardhësin e Ford Fusion (versioni amerikan i Mondeos aktual), prej të cilit Fordi ndërkohë ka hequr dorë. Besohet se pasardhësi i Mondeos aktual evropian do të përdorë platformën mekanike modulare C2, mbi të cilën bazohet Focus i ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME