Categories Lifestyle

Ja çfarë saktësisht konsumoni kur pini cigare

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit dëmton shëndetin. Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, 484 mijë amerikanë humbin jetën e tyre çdo vit, nga duhani. Nëse dhe ju jeni duhanpirës, pasi të lexoni se çfarë konsumoni, shpresojmë të merrni vendimin dhe ta lini cigaren. Më poshtë janë përbërësit e asaj çfarë thithni nga një cigare.

Emrat hekaminë, acidi stearik dhe kadmiumi nuk ju thonë gjë derisa të mësoni kuptimin e tyre, në foton më poshtë. Cigaret përmbajnë kadmium nga bateritë, butan nga gazi i lëngshëm, metan nga gazi i kanalizimeve dhe arsenik nga helmi. Ato gjithashtu përmbajnë amoniak nga pastruesi i tualetit, metanol nga karburanti i raketës, hekzaminë nga çakmakët e Barbecue dhe acid stearik nga dylli i qirinjve.

Nëse jeni një duhanpirës i rregullt dhe këto informacione nuk ju bëjnë të lini duhanin, vijoni të lexoni më poshtë se kemi akoma për ju! Shoqata Amerikane e Kancerit shpjegon se vetëm 20 minuta pas pirjes së duhanit, rrahja e zemrës dhe presionit të gjakut bien. Dy javë më vonë, qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni juaj i mushkërive rritet. Një vit pasi të ndaloni pirjen e duhanit, rreziku i sëmundjes së zemrës përgjysmohet.

Gjithashtu do të vini re se ushqimi do ju shijojë më shumë, goja juaj, flokët rrobat do të kenë aromë më të mirë. Dhëmbët dhe thonjtë do të kthehen nga të verdha në të bardha. E dimë që nuk është e lehtë, por përfitimet do të jenë të mëdha. Do të ndiheni dhe dukeni shumë herë më mire!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME