Ajo është një nga reperet më me zë të momentit.Dhe e kemi fjalën për Taynën e cila është shumë aktive në rrjete sociale ku i mban të azhornuar ndjekësit e saj me të rejat më të fundit nga veprimtaria e saj e përditshme. Dhe ditën e djeshme me anë të disa fotove të saj në Instastory ajo ka treguar se ka festuar ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë, mamasë. Reperja ka publikuar një foto të tortës duke e uruar mamanë për këtë ditë dhe më pas ka ndarë edhe një foto pranë saj.
“Gjeni mamin në foto”, shkruan Tayna krah postimit ku bie në sy ngjashmëria e madhe e saj me nënën, e cila i ka flokët në po të njëjtën ngjyrë si vajza. Me siguri edhe fansat janë ngatërruar shumë nga ky postim pasi mamaja e Taynës nuk ka asnjë dallim nga reperja