Categories Lajme

Gjergj Xhuvani ndërron jetë teksa po xhironte filmin më të ri në Romë

Regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani punoi i përkushtuar deri në momentet e fundit të jetës së tij. Qendra Kombëtare e Kinematografisë thotë se ai u nda nga jeta sot (14 gusht) në Romë, teksa ishte duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Liqeni im”.

Sipas mjekëve, regjisori i njohur ka pësuar një atak kardiak në një spital të Romës ku u dërgua pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë shqiptare, Xhuvani u shqua që në veprat e tij të para kinematografike, duke realizuar deri në moshën 55-vjeçare, 4 filma të shkurter, 6 filma artistikë, dokumentarë, serialë televiziv. Mban autorësinë e 2 novelave dhe artikujve të tjerë. I pazëvendësueshëm do të jetë edhe kontributi i tij në shumë breza kineastësh, si pedagog në Universitetin e Arteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME