Categories Lajme

Gjergji Mullalli vrau gruan dhe më pas veten, flet i vëllai: U përçava me të nga një trillim i vajzës

Në emisionin Uniko nga Spartak Koka ishin të ftuar dy vëllezërit e Gjergji Mullallit, i cili mbrëmjen e 29 Korrikut vrau gruan dhe një ditë më pas veten. Arben Mullalli tregoi se ishte përçarë me vëllain për shkak të një trillimi që i kishte bërë vajza e dytë.

Ai u shpreh se kishte tre vjet që nuk shkonte me të. Sipas Arbenit, problemet për Gjergjin kanë nisur kur gruaja dhe vajzat hynë të punonin në rrobaqepësi.

Arben Mullalli: Me vëllain kemi patur një shkuarje më të ngushtë prej të madhit. Që u përçava unë me të ka qenë një trillim i vajzës së dytë që tha unë kam incizuar xhaxhain edhe ai ka folur fjalë të keqe për ty në shtëpinë e babait. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë, këtë, këtë, këtë, turp të kesh. More vëlla, ç’ne unë me këto gjëra. Jo është zëri jot në telefon. E kishte bërë kjo fëmijë. Kam frikë se edhe këto gjëra që i ka rrëmuar ajo në telefon, janë trillime. Nuk i gjej dot se nuk jam i kohës së kompjuterit. Të njëjtën gjë që më bëri mua, të njëjtën gjë i bëri të atit. Pse e bëri do më thuash? Se këto kanë shkuar në rrobaqepësi kanë punuar në atë kohë që ka ndodhur kjo dhe i kam thënë vëllait, mos i lër të punojnë në rrobaqepësi këto.

Spartak Koka: Përse?

Arben Mullalli: Unë kisha shokë në Zëmblak. Më njoftonin për çdo gjë. I thashë mos i lër vëlla. Tani më tha nuk më pyesin më mua. Kur hynë këto në rrobaqepësi janë ngritur këto probleme për vëllain.

Spartak Koka: 2018 është urdhri i parë i mbrojtjes. Nuk kishit dijeni për këtë vendim gjykate?

Arben Mullalli: Ka 3 vjet që nuk shkoj me vëllain.

Spartak Koka: Këtu flitet për një mesazh në telefonin e Gjergjit i dërguar nga një femër?

Arben Mullalli: 100% janë trillime të çupës. Këto nuk i ka bërë vëllai, por kjo vajzë. Ajo i bëri këto që mos t’i kërkonte më llogari. Kam qenë këtu 1 muaj përpara. Erdha për të zgjidhur problemet me vëllain. Pse o vëlla ti nuk shkon në shtëpinë tënde.

Spartak Koka: Sa kohë ka që jetonte në shtëpinë e prindërve të tu?

Arben Mullalli: Që kur mori urdhrin e dytë.  Jam drejtuar në polici, e kam takuar policin dhe i sqarova problemet e mia. I kam thënë shtëpitë që janë të reja janë mbi truallin e tokës sime. I kam thënë që mos të kemi këto probleme shtëpisë t’i vihet kyçi. Kush e dha urdhrin e mbrojtjes? Vëllai ku do vinte? Nuk e dimë tha. Gjatë kësaj kohe kishte shkuar të kërkonte urdhër mbrojtjeje të tretë.

Spartak Koka: Ju flisni për urdhrin e dytë, por tek urdhri i dytë thuhet që Luiza shprehet se ka interes për të vazhduar gjykimin për në Nëntor 2022 dhe nuk ndihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën. Në datën 9.11 ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe për këtë ka njoftuar komisariatin. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes. Po flasim për një urdhër gjykate i datës 25.11.2022. a ishte vërtetë e kërcënuar kunata juaj nga Gjergji?

Arben Mullalli: As edhe një herë. Po të them kaq. Është si ajo drama që tha ‘hesht moj se do thotë bota e rreh Lipi Meremen’, por rrihet Meremja? Ajo ishte më e keqja se Meremja. Ajo histori që të thashë në Pojan, kur ka ardhur në shtëpi ajo kam shkuar me gruan time që ta shikonim. Pa hyrë në shtëpi, i ka thënë gruas time, në qoftë se do flasësh për ato që pe atje, kjo të pret, me thikë në dorë.

Spartak Koka: Çfarë kishte parë gruaja jote?

Arben Mullalli: Ato që bënte si e sëmurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME