Categories Lajme

Gjermani/ Debate të nxehta për emigrantët edhe në kohën e festave, në fokus pranimi i minorenëve nga Greqia

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë dhe strehojnë emigrantët e mitur, të vendosur aktualisht në Greqi. Kampet në Greqi janë të mbingarkuara dhe vendet tjera duhet të ndihmojnë. “Komisioni është i shqetësuar me gjendjen e rëndë të emigrantëve pa shoqërim në këto kampe”, tha zëdhënësja e komisioneres së BE Ursula von der Leyen, për agjencinë e lajmeve DPA. Komisioni ka kërkuar prej vendeve anëtare disa herë që vullnetarisht të marrin migrantë nga këto kampe. Por përgjigja ka qenë deri tani kryesisht negative. Autoritetet greke thonë se aktualisht në kampe atje ka rreth 5.300 fëmijë dhe minorenë pa shoqërim. Por vend në kampe ka për vetëm 2.216, që do të thotë se mbi gjysma prej tyre nuk kanë vend për strehim të duhur.

Debatet në Gjermani

Kryetari i ekologjistëve gjermanë Robert Habeck i vizitoi së fundi këto kampe dhe hapi një debat të nxehtë në Gjermani, sepse ai kërkoi që Gjermania të pranojë rreth 4.000 të mitur. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer e akuzoi partinë ekologjiste për “politikë jo korrekte” në kohën e festave.

Propozimi i kreut të ekologjistëve është kritikuar edhe nga liberalët. Linda Teuteberg deklaroi për gazetën „Die Welt”: „Fushata e ekologjistëve në prag të Krishtlindjeve nuk e ndihmon askend për zgjidhjen e problemeve me migrantët.” Ndërsa në partinë socialdemokrate SPD ka pasur edhe konflikte mendimesh mes ministrit të landit të Saksonisë së Poshtme Borius Pistorius dhe kryetares së SPD Esken. Pistorius u shpreh i dëshpëruar me politikën e partisë së tij, për shkak se krerët e partisë nuk janë pozicionuar qartë ndaj kësaj çështjeje.

Të dhënat e BE dallojnë nga ato të ekologjistëve

Komisioni Evropian pohon se të dhënat e tyre dallojnë nga ato të Habeckut. KE ka regjistruar vetëm 1.922 fëmijë pa shoqërues në këto kampe. Në gjithë Greqinë ka pasur së fundi 5.276 migrantë të tillë. Vetëm 9% prej tyre janë më të vegjël se 14 vjeç, që do të thotë fëmijë në kuptimin e plotë të ligjit. Nga 1.922 fëmijë, 92 % janë djem. Habeck në intervistën për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung foli për “vajza me shëndet të dobët”, të cilat duhet të sillen në Gjermani. Autoritetet greke thonë se numri më i madh i migrantëve vjen nga Afganistani, Pakistani dhe Nigeria. Vetëm 11 janë regjistruar nga Siria.

Gjermania pret zgjidhje nga BE

Qeveria gjermane ka kumtuar se migrantët në këtë moment nuk mund të sillen në Gjermani. “Ne po kërkojmë zgjidhje evropiane”, theksoi zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer. “Gjermania nuk mund ta zgjidhë vetë këtë problem.” Ndërkohë mendohet se zgjidhja do të arrihet shumë shpejt. Vendet e BE për përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për shpërndarjen e migrantëve, thuhet në BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME