Categories Sport

Ançeloti debuton sot me Everton, kërkon durim për sulmuesin që kushtoi 30 milionë euro

Karlo Ançeloti do të debutojë sot në krye të Everton teksa ekipi i tij do të presë në shtëpi Bërnlej. Ançeloti do të provojë të rikthejë skuadrën te fitorja pas dy barazimeve të fundit, ndërsa në lidhje me situatën e Moise Kin, Ançeloti ka theksuar se ai është ende i ri dhe i nevojitet kohë. Kjo për arsye se presionin ekziston dhe tashmë ai duhet të përshtatet në një vend të ri dhe me shokë të rinj, megjithatë sipas ish-teknikut të Napolit, cilësitë nuk i mungojnë. “E kam takuar Kin pas ndeshjes me Arsenal dhe më pas nuk kam folur me të. Por, do të flasim. Pritshmëritë ndaj tij janë të ëmdha, por ai është vetëm 19-vjeç. Duhet të jemi më të qetë dhe durueshëm me të. Ai ka kualitetet për t’u bërë një sulmues i Premier League. Por, i duhet kohë. Është në një vend të ri, me shokë të rinj dhe një menaxher të ri. Nuk ka rëndësi nëse luan apo jo, duhet ta përdori kohën për të përmirësuar veten çdo ditë”, u shpreh Ançeloti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME