Categories Covid-19

Gjermani, Kush janë dy zbuluesit me origjinë nga Turqia të vaksinës për Covid 19

Kush e zbuloi vaksinën kundër koronës? Një rrëfim i shkurtër për zotin Ugur Sahin dhe zonjën Özlem Türeci nga Gjermania dhe me origjinë nga Turqia.

Firmat Biontech dhe Pfizer sapo njoftuan se kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Vaksina është efektive në 90 për qind të rasteve. Nuk është koha për të brohoritur.

Kundër koronavirusit duhet të ruhemi edhe disa muaj, ndoshta edhe vite. Biontech dhe Pfizer thanë se javën e ardhshme do të kërkojnë lejimin e vaksinës nga autorteti amerikan i ilaçeve FDA. Zhvillimi i vaksinës BNT162b2 ka filluar në janar, projekti është quajtur “Lighspeed” (Shpejtësi drite).

Kush janë zbuluesit? Ata quhen Ugur Sahin dhe Özlem Türeci, janë çift. Sahin, 54-vjeçar, është themelues i Biontech, gruaja e tij një vit më e re Türeci është Chief Medical Officer (ky është titulli zyrtar).

Meqë në botën perëndimore shpesh viteve të fundit populistët zhvillojnë fushata të egra kundër të huajve për shkak të ndonjë psikopati e devijanti që keqpërdorë fe apo ideologji, në këto kohëra është me rëndësi të potencohet shembulli fantastik i integrimit në shoqërinë gjermane i Ugur Sahin dhe Özlem Türec.

Sahin është specialist i onkologjisë, më 2019 ka fituar çmimin gjerman për hulumtime të kancerit. Sahin rrjedh nga jugu i Turqisë, ka promovuar në Köln më 1990.

Familja e Türeci rrjedh nga Stambolli, babai i saj ka punuar mjek në landin gjerman të Niedersachsen. Në bursë vlera e Biontech tani është rreh 20 miliardë euro./Nga Enver Robelli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME