Categories Lajme

Gjermania “përmbytet”

Autoritetet gjermane konfiskuan gjatë vitit 2018 më shumë kokainë se ndonjëherë më parë. Rreth 9 tonë drogë u kapën brenda një dite prillin e këtij viti nëpër kontenierë në portin spanjoll të Algeciras. Vlera e saj në treg ishte gati gjysmë miliard euro. Sasia rekord u konsiderua tregues i një fenomeni të cilin hetuesit gjermanë e quajne “cunami nga Amerika Jugore”.

Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, këtë vit është rritur ndjeshëm sasia e konfiskuar e kokainës në Gjermani. 608 tonë u siguruan në vend deri në muajin nëntor. Arsyeja e një përmbytjeje të tillë me lëndën narkotike qëndron në radhë të parë, sipas autoriteteve, tek sasitë e mëdha të prodhuara në shtete si Kolumbia, Peruja dhe Bolivia.

Ndërkohë, vazhdimësia e fluksit të madh të futjes së drogës ka bërë që ajo të ruhet e pastër në shitjen nëpër rrugë me të njëjtin çmim. Rritja e konkurrencës është duke e brutalizuar gjithmonë e më shumë tregun e kokainës në Europë, duke sjellë porositje vrasjesh, rrëmbime, dhunë kundër policëve dhe përpjekje për frikësim të punëtorëve në porte. Më prezente janë rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor dhe nga Maroku, ndonëse nuk mbetet pas edhe Ndrangheta./KOHAJONE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME