Categories Lajme

Gjiknuri në Vlorë: Bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknuri gjatë  bashkëbisedimit me një grup votuesish bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit.

Në takimin e zhvilluar në ambient të hapur, të ftuar të veçantë ishin vëllezërit vlonjat Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët janë  koordinatorë të zyrës për studentët e Qarkut të Vlorës, ngritur në kryeqytet.

“Ju duhet të ndjeheni krenar kur të ftoni shokë dhe shoqe në Vlorë. Ka shumë të rinj që duhet të votojnë për Partinë Socialiste pikërisht sepse ju kthye krenaria me vepra Vlorës. Kjo nuk është propagandë por unë do të doja që të gjithë ju të jeni bashkë me shokët tuaj, t’i merrni përdore dhe të votoni për herë të parë. Të na e mundësoni që këtë ‘tren’ të nisur të zhvillimit në Vlorë të mos ta ndalim. Prandaj kemi nxjerrë dhe atë sloganin tonë që ‘Vlora Nuk Ndalet.’

Vlora nuk mund të ndalet ashtu sikurse nuk mund të ndalen të rinjtë. Të rinjtë kanë mundësinë që të bëjnë diferencën e madhe në këtë qytet”, u shpreh Gjiknuri. Ai shprehu bindjen se me pjesëmarrje sa më aktive në politikë, të rinjtë do të marrin në dorë fatet e qytetit dhe të vendit.

“Ka shumë arsye për të votuar për Partinë Socialiste. Natyrshëm që dhe ne nuk jemi perfektë, kemi shumë gjëra që si kemi bërë por jam i bindur se ne jemi ata që po shkojmë në atë drejtim që duhet dhe që po e transformojmë këtë vend. Natyrshëm, Vlora falë vëmendjes së Kryeministrit, ka një vend të veçantë. Për shkak të të gjitha investimeve të bëra, gjëra të mrekullueshme, gjithë ato vepra që u përmendën, është një qytet që na bën krenar”, insistoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME