Categories Lajme

Gjiknuri takim me banorë të fshatrave Xhyherinë dhe Alikokë

Gjiknuri: PD kërcënon me bllokim të të gjitha projekteve në Vlorë Gjiknuri: Duan të përsërisin në Vlorë atë që bënë në Tiranë me Zogun e Zi Gjiknuri: Duan ti lënë si varr të hapur! Refuzojini me votë në 25 Prill.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorët e fshatrave Xhyherinë dhe Alikokë të njësisë administrative Qendër Vlorë. Sipas Gjiknurit, alternativa e Partisë Demokratike është kërcënuese për ecurinë e projektit të zhvillimit të Vlorës. “Ata thonë po erdhëm ne do ti rishikojmë të gjitha projektet për Vlorën, do ti çojmë në SPAK e në prokurori thonë ndaj do ti bllokojmë. Duan ti lënë aty varr të hapur siç bënë në 2005-2006 në Tiranë kur erdhën në pushtet dhe bllokuan të gjitha projektet e Edi Ramës.

E mbani mend Zogun e Zi që e shëmbi. Po pse kështu do të vazhdojmë ne? Kur të vinë ata të thonë do të bllokojmë e zgjerojmë Lungomaren? Apo do të thonë nuk do të lemë të përfundojë projekti në Skelë? Apo do të bllokojnë projektin e Sheshit të Flamurit dhe ta lënë varr të hapur? Vlonjatët duan që këto punë të nisura të përfundojnë dhe garancia e vetme është me Edi Ramën në qeveri”, insistoi Gjiknuri. Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Vlorës u shpreh se nuk sheh asnjë arsye përse qytetarët e Qarkut të Vlorës duhet ta çojnë votën dëm duke ja dhënë përfaqësuesve të Partisë Demokratike apo atyre të LSI-së. “Ne kemi bërë shumë gjëra në Vlorë.

Qyteti ka ndryshuar shumë dhe unë nuk i gjej arsyet për çfarë duhet që LSI të marrë vota, çfarë ofron LSI përveç ndonjërit që thotë do të kap ndonjë vend pune po erdhi LSI? Arsye tjetër publike dhe madhore unë nuk shoh dot këtu në Vlorë! Po, për Partinë Demokratike? E kanë treguar veten ata. Janë po ato personazhe që riciklohen dhe e kanë treguar veten fare mirë çfarë kanë bërë për Vlorën. Atëherë për çfarë do ta kërkojnë votën?

Për tu punësuar edhe aty një më shumë në parlament e të rregullojë hesapet e tija? Prandaj them se mundësitë janë shumë reale dhe kemi një mundësi të votojmë masivisht për Partinë Socialiste. Votoni numrin 12 dhe le të vazhdojmë këto projektet e zhvillimit të Vlorës. Mos tja çojmë krahut tjetër i cili po jua them krahu tjetër për Vlorën do të kthejë të njëjtat histori”, u shpreh Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME